greqi evakuohen rreth 19 mije njerez per shkak te zjarreve ne ishullin rodos 64bd32da18a6d

Greqi, evakuohen rreth 19 mijë njerëz për shkak të zjarreve në ishullin Rodos

July 23, 2023
1 minut lexim

LONDËR (AA) – Rreth 19 mijë njerëz janë evakuuar nga ishulli grek i Rodosit pasi zjarret pyjore vazhduan për të gjashtën ditë, thanë autoritetet, transmeton Anadolu.

Ministria e Ndryshimeve Klimatike dhe e Mbrojtjes Civile tha se 16 mijë njerëz janë zhvendosur përmes rrugëve tokësore dhe tre mijë nga deti në evakuimin “më të madh ndonjëherë” nga zjarret.

Ata janë transferuan nga 12 fshatra dhe disa hotele dhe megjithëse nuk raportohet për viktima, gjashtë persona janë shtruar në spital me probleme të frymëmarrjes.

Rreth 260 zjarrfikës dhe 49 makina zjarrfikëse kanë dalë në terren për të luftuar me flakët, të ndihmuar nga pesë helikopterë dhe dhjetë aeroplanë.

Qindra vullnetarë po marrin pjesë gjithashtu për shuarjen e zjarreve.

Ministria shtoi se 31 zjarrfikës me katër makina nga Sllovakia, dy avionë nga Türkiye dhe Franca dhe një nga Kroacia po bëjnë gjithashtu përpjekje në ishull.

Ndërkohë, operatori më i madh i pushimeve në Evropë “TUI Group” anuloi fluturimet dhe rezervimet për pushime në ishullin grek deri të martën.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale treguan shumë grupe turistike që prisnin të kontaktoheshin nga linjat ajrore ose operatorët e tyre të udhëtimit për t’u kthyer në vendet e tyre.

Ministria e Jashtme greke në Twitter tha se do të vendosë një tryezë ndihmëse në Aeroportin Ndërkombëtar të Rodosit për të lehtësuar nisjen e vizitorëve në bashkëpunim me ambasadat përkatëse.





MARKETING

RENT A CAR

ivanovska prononcohet per tv21 nese antikorrupsioni do te hape procedure per automjetin e padeklaruar te grubit 64bd31ed291d7
Story i mëparshëm

Ivanovska prononcohet për TV21 nëse Antikorrupsioni do të hapë procedurë për automjetin e padeklaruar të Grubit

vihen nen kontroll dy vatrat e zjarrit ne peshtan te fierit 64bd338d8479b
Story i radhës

Vihen nën kontroll dy vatrat e zjarrit në Peshtan të Fierit

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë