Ivanovska prononcohet për TV21 nëse Antikorrupsioni do të hapë procedurë për automjetin e padeklaruar të Grubit

July 23, 2023
1 minut lexim

Kryetarja e Komisionit Shtetërore për Parandalimin e Komisionit (KSHPK), Biljana Ivanovska është përgjigjur për TV21 nëse Antikorrupsioni do të hapë procedurë në lidhje me veturën e padeklaruar “Audi A6” të zëvendëskryeministrit Artan Grubi që u dogj mëngjesin e djeshëm para banesë së tij. Ivanovska u përgjigj se me ligjet aktuale në fuqi nuk mund ta hapë procedurë, pasi automjeti është në pronësi të dikujt tjetër. Ajo apeloi se duhet të ndryshohet ligji aktual për origjinë e pronësisë, në të kundërt nuk mund të veprojnë.

“Sipas këtyre ligjeve aktuale është e pamundur. Edhe një herë theksoj se është e nevojshme të miratohet Ligji për Origjinën e Pasurisë, i cili do të vlejë për të gjithë qytetarët dhe do të vendosë obligim për deklarimin e pasurisë, por edhe burimin e mjeteve me të cilat e kanë blerë pronën”, tha Ivanovska për TV21.

Paraprakisht, PTHP-ja tha për TV21 se autoritetet janë duke monitoruar gjendjen pasurore të personave të përzgjedhur dhe të emëruar dhe është lëshuar urdhër për sigurimin e dokumentacionit për mënyrën dhe kohën e marrjes, pronësisë dhe përdorimit të automjetit në fjalë.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulmuesi holandez prezantohet në Angli

Story i radhës

Greqi, evakuohen rreth 19 mijë njerëz për shkak të zjarreve në ishullin Rodos

Të fundit nga

ShkoLartë