​Ivana Trump ka vdekur nga plagë përplasjeje në gjoks

1 minut lexim

Ivana Trump, gruaja e parë e Donald Trump ka vdekur nga plagët e përplasjes “në gjoks”, njoftoi sot mjekësia ligjore e New York.

Në raport shtohej se vdekja e 73-vjeçares të enjten ishte aksidentale.

Raportimet në mediat e SHBA thonë se ajo vdiq nga rënia nga shkallët në apartamentin e saj në New York City.

Ivana Trump, e lindur asokohe në Çekosllovaki, u martua me ish-presidentin në 1977. Ata u divorcuan 15 vjet më vonë në vitin 1992.

“Ajo ishte një grua e bukur dhe e mrekullueshme, që bëri një jetë madhështore e frymëzuese”, tha Trump, i cili ka ter fëmijë me të, Donald Jr, Ivanka e Eric Trump.

Donald e Ivana Trump ishin figura të njohura në New York në vitet 1980-të e 1990-të, dhe ndarja e tyre ishte objekt interesi të gjerë nga publiku.

Donald Trump ishte bashkëshorti i dytë i Ivana, pasi më herët ajo ishte martuar me instruktorin austriak të skive Alfred Winklmayr.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mickoski: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga ne, bullgarët nuk do të përfshihen në Kushtetutë

Story i radhës

Gashi: Fitorja e jonë e parë europiane u arrit

Të fundit nga