ITSHKSH DHE AMBASADA E KOSOVËS, SHTYLLA TË NJË URE TË FUQISHME BASHKËPUNIMI

March 22, 2022
1 minut lexim

Roli i institucioneve shkencore dhe kulturore në zhvillimin e mendimit kritik dhe përfitimet e bashkëpunimit të brendshëm në botën shqiptare, ishin disa nga temat që u diskutuan në takimin në mes të drejtorit të ITSHKSH, prof.dr. Skender Asanit dhe ushtruesit të detyrës së ambasdorit të Republikës së Kosovës në Shkup, z. Prindon Sadriu.

Ky takim erdhi pas një sërë aktivitetesh senzibiliziese që ka pasur Dr. Asani me diplomatët e huaj, si pjesë e një strategjie shkencore e intelektuale që ITSHKSH tash e disa vite po e shpie përpara në kuadër të përpjekjeve që sfidat e mijëvjeçarit të ri të jenë pjesë e preokupimit që duhet të katë çdo njeri i dijes dhe i humanizmit universal.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës ndajnë përvoja gati të njejta në planin e zhvillimeve shoqërore e kulturore. ITSHKSH, siç vuri në dukje drejtori Asani, po bën përpjekje serioze që temave lokale t’iu jep impakt rajonal dhe global, duke theksuar nevojën e bashkërendimit institucional në mes të dy shteteve. Në këtë drejtim, ITSHKSH ka shprehur gatishmërinë që përvojën dhe të arriturat e deritanishme t’i vë në dispozicion të nevojave imediate që ka Repubika e Kosovës në aspektin e kompletimit të infrastrukturës shkencore e institucionale, sidomos në problematikat që kanë të bëjnë me memorimin e së kaluarës. Për rrjedhojë, dr. Asani përmendi disa data dhe ngjarje që mund të jenë pjeslë e një agjende të përbashkët, duke përmendur me këtë rast caktimin e një date dhe një vendi të përbashkët për të shënuar ngjarjet që lidhen me gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve nga ana e pushtuesve të huaj. Me këtë rast dr. Asani potencoi urgjencën që institucionet e Kosovës të dalin me një plan veprimi për shënimin e këtyre ngjarjeve që mund të kenë si pikëtakim të përbashkët Bllacën, ku edhe është ngritur njl memorial në shenjë të kujtimit të sakricave të shqiptarëve të Kosovës si pasojë e gjencidit serb.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrëfimi rrëqethës i gazetarit/ Tregon detaje të padëgjuara – ja si rusët na kërkonin të na vrisnin

Story i radhës

Rritje e lehtë e numrit të infektuarve nga KOVID-19

Të fundit nga

ShkoLartë