Italianët pa fat

May 23, 2022
1 minut lexim

Në Lubiana të Sllovenisë u zhvilluan finalet e Ligës së Kampionëve në volejboll, për meshkuj dhe femra për sezonin 2021-2022.

Në konkurencën e femrave, në finale triumfoi skuadra turke e Vakifbank Stamboll, e cila mundi 3-1 në sete italianet e Koneliano-s (25-22, 25-21, 23-25, 25-21).

Ishte një hakmarrje për skuadrën turke për humbjen e një viti më pare, në finalen e Ligës së Kampionëve. Ndërkohë për skuadrën turke ky është titulli i pestë në histori.

Në konkurencën e meshkujve, titulli kampion i Europës do të shkojë për polakët e Zaksa Kedzierzyn Kozle, që mundi me 3-0 në sete (25-22, 25-20, 32-30) italianët e Trento-s.

Ky është titulli i dytë radhazi në Ligën e Kampionëve për skuadrën polake, që arriti të jetë më e saktë në momentet vendimtare të kësaj [email protected]

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Guardiola për përmbysjen: E telefonova Real Madridin

Story i radhës

Bebe Rexha ndan me fansat disa nga çastet intime me të dashurin Keyan Safyari

Të fundit nga

ShkoLartë