Piloti italian Enea Bastianini siguroi “pole position” në pistën e Spielberg, të vlefshme për garën e Austrisë në MotoGP. Ai dha kohën 1’28”772, duke qenë më i shpejti në pistë pikërisht në momentin e fundit të provave zyrtare.
Kjo është hera e parë që Bastianini siguron “pole” në MotoGP, teksa mori maksimumin nga motori i tij Ducati Gresini.
Në vendin e dytë, me vetëm 24 të mijëtat më shumë, u klasifikua një tjetër pilot italian, Francesco Bagnaia me Ducati zyrtar.
Vija e parë e nisjes kompletohet nga australiani i Ducati, Jack Miller, çka konfirmon se motori italian është favorit për triumfin nesër në këtë garë. Vetëm i pesti kampioni i botës në fuqi, francezi Fabio Quartararo me Yamaha.