Italia nënshkruan marrëveshje me SpaceX për shërbim të sigurtë të internetit

January 6, 2025
1 minut lexim

Italia është në bisedime të avancuara me kompaninë SpaceX të Elon Musk për një marrëveshje me vlerë 1.5 miliardë euro për ofrimin e komunikimit të sigurtë për institucionet shtetërore raportoi Bloomberg.

Diskutimet po vijojnë dhe një marrëveshje përfundimtare për kontratë 5-vjeçare ende nuk është arritur. Megjithatë projekti është aprovuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimeve të Inteligjencës së Italisë.

SpaceX dhe Ministria e Mbrojtjes së Italisë nuk komentuan raportin i cili thotshte se SpaceX do të furnizonte Italinë me gamën e gjerë të enkriptimit të telefonisë dhe shërbimeve internetit përdorur nga qeveria.

Marrëveshja gjithashtu përfshin shërbimet e komunikimit për ushtrinë italiane në zonën e Mesdheut dhe shtrirjen e shërbimeve satelitore në Itali për përdorim në emergjenca të tilla si sulmet terroriste ose fatkeqësitë natyrore.

Lajmi vjen pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të dielën se ishte gati të punonte me Donald Trump pasi bëri një vizitë të papritur në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida për të takuar presidentin e zgjedhur përpara inaugurimit të tij më 20 janar.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

M*sakra në kështjellën e Janinës dhe ekzekutimi i pabesë i Ismail Bej Vlorës! Komanda italiane urdhëroi që në ceremoninë e varrosjes të mos përdorej asnjë flamur shqiptar

Story i radhës

Sptali në Kozle, i mbushur me pacient nga gripi sezonal

Të fundit nga

ShkoLartë