Italia merr masa të ashpra kundrejt emigrimit të paligjshëm, rebelohen organizatat bamirëse

min lexim

Qeveria italiane mori para pak kohësh masa të ashpra kundrejt emigrimit të paligjshëm, masa kundër të cilave janë rebeluar organizatat bamirëse që veprojnë në detin Mesdhe në tentativë për të shpëtuar varkat që shpesh mbyten duke shkaktuar tragjedi.

Organizatat bamirëse pretendojnë se nëse masat e miratuara nga qeveria do të zbatohen, kjo do të rezultojë në mijëra viktima.

Kapitenët që drejtojnë këto anije shpëtimi, rrezikojnë gjoba prej 50,000 € dhe konfiskim të anijeve të tyre nëse shkelin rregullat.

Qeveria i ka prezantuar masat si një mënyrë për të vënë në kontroll trafikun e qenieve njerëzore dhe parandalimin e pasurimit të trafikantëve nga ky biznes i paligjshëm.

Por organizatat bamirëse kanë thënë se nuk do të pranojnë masat.

“Sea-Eye nuk do të ndjekë asnjë kod të paligjshëm sjelljeje ose ndonjë direktivë tjetër zyrtare që shkel ligjin ndërkombëtar ose ligjet e shtetit tonë të origjinës, që në rastin tonë është Gjermania. Ne e hedhim poshtë këtë të ashtuquajtur kod të OJQ-ve dhe kemi frikë se mund të çojë në konflikte me autoritetet italiane. Ne presim që qeveria gjermane të na mbrojë”, tha Annika Fischer, një anëtare e bordit të OJQ-së gjermane.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thjeshtësia e gruas së Messit

Story i radhës

Erdoğan: Türkiye synon të përmirësojë marrëdhëniet me Kubën

Të fundit nga