Itali, përplasen mjetet lundruese plagosen 7 persona, mes tyre dhe fëmijë

1 minut lexim

Një motobarkë është përplasur pasditen e djeshme 28 gusht 2022, rreth orës 18.30, me një gomone, në të cilën ndodheshin pesë persona.

Aksidenti ka ndodhur në liqenin Maggiore,në Itali.

Shtatë persona u plagosën.  Pesë persona, mes tyre dy fëmijë, përfunduan në ujë. 

Një 14-vjeçar është transportuar me helikopter në spitalin San Gerardo në Monza për dëmtime në dorë të shkaktuara nga helikat e njërës prej dy mjeteve lundruese. 

Tre fëmijë u transferuan në spitalin Filippo Del Ponte në Varese. 

Njerëzit u gjetën në ujë nga anija patrulluese CP 701 e Rojës Bregdetare të Lesa (Novara).

Karabinierët dhe roja bregdetare e Lesës (Novara) po hetojnë dinamikën e aksidentit. Dy mjetet lundruese u vunë në dispozicion të organit gjyqësor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shfrytëzimi i energjisë diellore në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Përmbytjet në Pakistan, numri i viktimave vijon të rritet

Të fundit nga