itali hapet per here te pare per vizitoret pasazhi sekret ne koloseum 68e6a49182d59

Itali, hapet për herë të parë për vizitorët pasazhi sekret në Koloseum

October 8, 2025
1 minut lexim

Një kalim dikur sekret në Colosseo, i ashtuquajturi “Korridori i Komodusit” – i emëruar sipas perandorit famëkeq romak – është hapur për publikun për herë të parë.

Korridori u lejonte perandorëve të hynin diskret në arenë, pa qenë pranë spektatorëve. Koloseu u përfundua në vitin 80 pas Krishtit dhe kalimi sekret konsiderohet një shtesë ndaj dizajnit origjinal.

Korridori dikur sekret u zbulua në shekullin e 19-të dhe ishte i lidhur me Perandorin Komod sepse, sipas historianëve, ai i mbijetoi një atentati në një tunel nëntokësor. “Lidhja ishte e pashmangshme”, tha për Reuters arkeologia Barbara Nazzaro, e cila mbikëqyri punimet e restaurimit përpara se korridori të hapej për publikun.

Dekorime prej gipsi që përshkruanin skena mitologjike, duele dhe akrobaci në arenë ishin shtuar në muret e mermerit.

“Ky pasazh tani është i hapur për publikun për herë të parë. Kështu që vizitorët do të jenë në gjendje të imagjinojnë se si ishte të ishe perandor”, tha Nazzaro.

FOTO GALERI
1/6

koloseo 6


Top Channel

Burimi: top channel

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lufta ne ukraine shkaktoi nje kolaps serioz demografik te rusise 68e6a2e648696
Lajmi i mëparshëm

​Lufta në Ukrainë shkaktoi një kolaps serioz demografik të Rusisë

shkarkohen nga detyra prefekti fierit dhe i vlores kush i zevendeson 68e6a794dc13f
Lajmi i radhës

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

Të fundit nga

Normani ndez rrjetin nga Fixhi

Normani po shijon ditë relaksi në parajsën tropikale të Fixhit. Ajo nuk ka humbur rastin të ngacmojë fansat me një postim plot humor. Këngëtarja publikoi një fotografi nga Nanuku Resort dhe e
ShkoLartë