Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Fabrizio Curcio, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kushtet e shpeshta ekstreme të motit.
“Ne do të vazhdojmë të kemi nje mot gjithnjë e më të rrezikshëm dhe duhet të jemi më të vëmendshëm,” tha Curcio, sipas gazetës “La Repubblica”.
“Zgjedhja e qasjes së duhur mund të bëjë dallimin midis jetës dhe vdekjes”, shtoi ai.
Së fundmi, Italia ka përjetuar përmbytje të rënda në ishullin jugor të Strombolit si dhe shpërthimin e një vullkani me të njëjtin emër në veri të vendit. Qytetet si Firence dhe Latina u goditën gjithashtu kohët e fundit nga stuhi të forta.
“Përmbytjet janë të zakonshme në të gjithë Italinë në muajin gusht dhe në fillim të vjeshtës, por jo në këtë shkallë”, tha Curcio.
Italia ka luftuar qindra zjarre në pyje dhe shkurre këtë verë për shkak të thatësirës së vazhdueshme. Zjarrfikësit në Siçili u vendosën të mërkurën mbrëma për të luftuar disa zjarre, disa prej të cilëve kanë kërcënuar banesat rreth qyteteve perëndimore të Traanit dhe Palermos.
Curcio gjithashtu u bëri thirrje politikanëve që të reagojnë, ndërsa vendi shkon në votime më 25 shtator për të zgjedhur një parlament të ri.