Shtatë persona janë arratisur nga një burg për të mitur në Milano të Italisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, shtatë të burgosur të moshës 17 dhe 19-vjeç, pasditen e së dielës janë arratisur nga burgu Cesare Beccaria në Milano.
Mësohet se të burgosurit kanë thyer gardhin me tela dhe kanë arritur të arratisen. Dy nga shtatë personat që u arratisën u kapën shpejt.
Ndërkohë, të burgosurit e tjerë i vunë flakën disa qelive, pas së cilës u desh të ndërhynin pjesëtarët e forcave të sigurisë dhe zjarrfikësit.
Prokuroria kryesore në Milano po heton rastin e arratisjes nga burgu.