Itali: Anulohen rreth 1.000 fluturime si pasojë e grevës

July 16, 2023
1 minut lexim

Greva kombëtare e punëtorëve të trafikut ajror në Itali, që është mbajtur të shtunën, ka rezultuar me anulim të gati 1.000 fluturimeve, ka raportuar agjencia e lajmeve ANSA.

Sipas sindikatave, të cilat kanë bërë thirrje për grevë, gati të gjithë punëtorët që është parashikuar të grevojnë, janë bashkëngjitur në aksion.

Ato janë duke kërkuar kontratë të re kolektive gjashtë vjet pas skadimit të kontratës paraprake.

Pjesëmarrës kanë qenë edhe stafi tokësor, që është përgjegjës për shërbime të regjistrimit të udhëtarëve.

Vetëm në aeroportet më të mëdha të Italisë: në Romë, Milano, Naponi dhe Venecia, qindra fluturime janë anuluar, duke prekur mbi 250.000 pasagjerë.

Asociacioni për Mbrojtje të Konsumatorëve Codacons, beson se dëmet e shkaktuara nga anulimet e fluturimeve janë në vlerë të miliona eurove.

Përveç stafit tokësor, edhe pilotët e kompanisë Malta Air, që realizojnë fluturimet e kompanisë Ryanair në Itali, dhe pilotë të kompanisë ajrore Vueling, kanë marrë pjesë në grevë.

Kjo është hera e dytë brenda një jave në Itali që është mbajtur grevë e shkallës së tillë.

Grevat janë duke e goditur këtë shtet – të njohur për turistë – në pikun e sezonit dhe teksa Evropa dhe pjesë tjera të botës po përballen me temperatura shumë të larta./REL

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Protesta në Strumicë, qytetarët kundërshtojnë hapjen e minierës Illovica

Story i radhës

“Po rrahin Kristin”, Robert Aliaj hyn në studio në mes të emisionit: Çfarë po bëhet aty?

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë