Istogun drejt finales së madhe

April 21, 2022
1 minut lexim

Hendbollistet e Istogut e kanë fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës.

Në palestrën e qytetit në Istog, skuadra vendase e mposhti Vushtrrinë me rezultat 32:22. Istogut tani i duhet edhe një fitore apo një barazim për të kaluar në finale të plejofit.

Ndeshja e dytë luhet në fundjavë në Vushtrri.

Istogu herët nisi shkëputjen në rezultat, ndërsa pas 30 minutave epërsia e vendaseve ishte shtatë gola, 16:9. Epërsinë bindëse Istogu e mbajti edhe në pjesën e dytë.

Esma Muratoviq i shënoi 10 gola për Istogun, ndërsa Dayane Rocha shënoi 8 gola. Anja Bojaniq shtoi 6 gola.
Te Vushtrria, që është kampione aktuale, më efikasja ishte Burneta Rama me 7 gola. Nga 3 i shënuan Kosovare Avdiu, Luljeta Sopjani e Gentiana Basholli.

Ndeshja është luajtur në praninë e afro 1500 shikuesve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dimovski i LSM-së për Jakim Nedellkovin dhe SASHK: Le të jenë seriozë, greva nuk është aventurë

Story i radhës

Tre teknika të thjeshta për të përmirësuar kujtesën tuaj

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë