Istogu si dikur KH Prishtina, i prezanton lojtaret në orën 23.10

July 22, 2023
1 minut lexim

Klubi i hendbollit Istogu, duket se i ka lakmuar modelit dikur të KH Prishtinës (meshkujt), kur i prezantonte lojtarët në orët e vona të mbrëmjes.

Pavarësisht kësaj, klubi më i organizuar në vendin tonë, kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës, është përforcuar me portieren malazeze Aleksanda Bazoviq. 

“Aleksandra Bazovic tek Istogu!

Portierja malazeze Aleksandra Bazoviq është transferuar te kampioni kosovar Istogu. 
Bazoviq ka filluar karrierën te Buduçnosti i Podgoricës.

Me kombëtaren e Malit të Zi është paraqitur në kampionatin botëror U18, si dhe kampionatin europian për junior.

Te Istogu vjen nga skuadra spanjolle “HBC Camargo Propenol Repsol 74”, ku u paraqit në sezonin 2023/2024.

Bazoviq paraqitet në pozitën e portieres dhe do të jetë njëra nga dy portieret e skuadrës sonë, për sezonin 2023/2024”, njofton KJF Istogu.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Suedia premton 581 milionë dollarë për rimëkëmbjen e Ukrainës

Story i radhës

“Sekretet” e çifteve të lumtura

Të fundit nga

ShkoLartë