Në kuadër të Konventës Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, është mbajtur paneli i dytë i diskutimit me temën “Gratë dhe Qeverisja Lokale”.
Ky panel u moderua nga nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili i cili tha se qeverisja lokale është porta dhe hapi i parë ku thyhen kuotat gjinore.
“Është e rëndësishme ta kuptojmë që qeverisja lokale është porta e parë në të cilën qytetarët marrin shërbimin, ndikojnë, kanë aktivitetin e vet të parë, ndoshta demokratik dhe arrijnë ta bëjnë ndryshimin e jetës së tyre. Por, ajo që dihet pak në realitet, është edhe porta ku thyhet kuota gjinore”, tha Ismaili.