Shqipëria do të nis kampanjën kualifikuese në Ligën e Kombeve me 6 qershor.
Kuqezinjtë janë në Ligën B dhe Grupin 2, ku ndeshjen e parë e zhvillojnë në udhëtim te Islanda.
Tanimë janë mësuar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen e parë të Kombëtares së Shqipërisë.
UEFA i ka besuar britanikut Craig Pawson, i cili e ka nisur karrierën në vitin 1993 duke gjykuar në ligat inferiore në Angli, ndërsa është graduar dalëngadalë derisa në vitin 2015 mori stemën e FIFA-s nëpërmjet së cilës mund të gjykonte ndeshjet ndërkombëtare, por edhe ato të Ligës së Kampionëve e asaj të Evropës.
Ndeshja e fundit që Pawson ka gjykuar ka qenë ajo e datës 22 maj në Ligën Premiermes Burnley dhe Newcastle, sfidë të cilën akordoi edhe një penallti për këta të fundit.
Islanda dhe Shqipëria takohen të hënën e 6 qershorit me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Laugardaisvollur të Reykjavik.