Fotoreporteri dhe parashutisti Alket Islami, ishte këtë të premte ishte i ftuar në emisionin “Summer Cube” në Euronews Albania, ku tha se me parashutë kanë fluturuar dhe fëmijë të vegjël.
Sipas tij mosha më e vogël ka qenë 4-vjeç, ndërsa shtoi se janë vetë prindërit që e kërkojnë këtë gjë për fëmijët e tyre.
“Vlora dhe Llogaraja janë dy nga vendet që mund të hidhesh me parashutë. Të huajt po e vizitojnë shumë Shqipërinë. Dhe prindërit kërkojnë që të vijnë fëmijët e të fluturojnë.
Prindërit kërkojnë që fëmijët e tyre 6 vjeç e sipër të fluturojnë. Me informacionet që kam fëmijët më të vegjël kanë qenë 4 vjeç, në lartësinë 950 metra”– tha ai.