Një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga një objekt në Prizren, ku ishte duke punuar.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 07.10.2022 rreth orës 12:00 në Prizren.
“Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke punuar në një objekt, ka rënë aksidentalisht nga objekti ku si pasojë e plagëve që ka pësuar, ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.