Ishte duke dhënë intervistë kur mësoi për lajmin e madh, ky ishte reagimi i Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte duke dhënë një intervistë për Sky News, kur mësoi se kancelari gjerman Olaf Scholz ka miratuar dërgimin e tankeve Leopard 2 në Gjermani.

Derisa po fliste për luftën në Ukrainë përballë gazetares britanike Kay Burley, ai mbeti i habitur kur mësoi se i është dhënë drita e gjelbër dërgimit të tankeve gjermane në Ukrainë.

“Jam shumë i lumtur. Dua të falënderojë Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për këtë vendim të marrë”, shtoi Zelensky.

“Para se gjithash dua të falënderojë botën për mbështetjen e dhënë për Ukrainën. Por nëse flasim sinqerisht, duhet të jetë numri i madh i tankeve që duhet të dërgohen në Ukrainë”, tha ndër tjera presidenti ukrainas.

Ndryshe sot kancelari gjerman ka miratuar dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, pavarësisht se në fillim ishte skeptik dhe kishte frikë se ky veprim mund të çojë në përshkallëzimin e luftës. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

File Explorer në Windows 11 do të bëhet me një dizajn modern

Story i radhës

Një lloj aktiviteti fizik mbron trurin më shumë se të tjerët, zbulon studimi

Të fundit nga