ishpvazhdon ulja e infektimeve me kovid 19 6242fbfc128ec

ISHP:Vazhdon ulja e infektimeve me Kovid 19

March 29, 2022
1 minut lexim
446203 1

Janë testuar gjithsej 16.074 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 2,9%.
Pozitive janë 1.696 raste, nga 33 qytete, me një rënie e numrit nga java e kaluar për 7,5%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 4,0% deri më 14,3%, mesatarisht 10,1%.
Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në Shkup (n=1.032; 60,8%), ndërsa incidencë javore më e lartë është regjistruar në Kavadar – 224,2/100.000 dhe Shkup – 162,7/100.000.

PR gif

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshave mbi 60 vjet (n=455; 26,8%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9
vjet (n=51; 3,0%). Vihet re një rritje e numrit tek grupmosha nga 50-59 dhe mbi 60 vjet.
Sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 1.738 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.

Gjatë javës së kaluar janë raportuar 268 riinfektime, 13,3% më pak se javën që kaloi.
Janë raportuar 17 raste të vdekjes nga 8 qytete, 13,3%.më pak se javën e kaluar, numri më i madh në Shkup (8). Numri më i madh i tyre 16 janë persona mbi 60 vjet dhe 1 në moshë nga 50-59 vjet.
Në laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikimit molekular pranë ISHP të RMV gjatë javës së kaluar është realizuar test PCR i bazuar në Single Nucleotide polymorphism me përdorimin e Vir SNiP SARS CoV 2 Spike S371L S373P për zbulimin e SARS CoV-2 tek 95 mostra pozitive të SARS-CoV-2.
Mostrat pozitive janë përzgjedhur nga mostrat e testuara që kanë rezultuar pozitive në periudhën nga 21-26.03.2022 nga këto qytete: Shkup, Kavadar, Tetovë. Gostivar, Veles, Sveti Nikole, Koçan,
Prilep, Kumanovë, Shtip, Negotinë, Vinicë, Dojran dhe Gjevgjeli.

Tek 5 (5,3%) nga mostrat e analizuara është vërtetuar nënlinja BA.1 e Omikron. Tek 90 (94,7%) nga mostrat e analizuara është vërtetuar nënlinja BA.2 e Omikron – e njohur edhe si „stealth“

%D0%9E%D0%9D%D0%9B%D0%98%D0%9D%D0%95 %D0%B1%D0%B0%D0%BD%D0%B5%D1%80

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

cilesia e ajrit ne prishtine e pashendetshme per grupet e ndjeshme 6242f9371a0f9
Story i mëparshëm

Cilësia e ajrit në Prishtinë e pashëndetshme për grupet e ndjeshme

alioski enderrojme per fitore ndaj portugalise 6242fd1f139e4
Story i radhës

Alioski: Ëndërrojmë për fitore ndaj Portugalisë

Të fundit nga

Çfarë po ndodh me fytyrën e Kris Jenner?

Kris Jenner, në moshën 69-vjeçare, ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj të rinovuar, duke nxitur spekulime rreth ndërhyrjeve estetike që mund të ketë kryer së fundmi. Ekspertët e kirurgjisë plastike sugjerojnë

​Tregjet globale kërkojnë drejtim në mes të pasigurive

Ndërsa ekonomitë botërore përpiqen të bëjnë projeksione mes pasigurive të shumta, politikat tregtare proteksioniste të administratës amerikane vazhdojnë të krijojnë pasiguri për ekonominë globale. Marrëveshja e përkohshme tarifore mes SHBA-së dhe Kinës

Do të paguhet më pak se Sylvinho

Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv te klubi i Milan. Shqiptari dhe drejtuesit e klubit italian kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.
ShkoLartë