ishp maqedoni javen e kaluar gati 10 mije raste dhe 147 persona te vdekur nga virusi 62027d3d9fbeb

ISHP Maqedoni: Javën e kaluar gati 10 mijë raste dhe 147 persona të vdekur nga virusi

February 8, 2022
1 minut lexim

Instituti për Shëndet Publik publikoi raportin javor për gjendjen me COVID-19, dhe për një javë nga 31.01 deri më 06.02 janë regjistruar 9.982 raste të reja me COVID-19 në 35 qytete që është ulje për 16.2% në krahasim me javën e kaluar.

Sipas raportit javor, gjatë kësaj periudhe janë testuar 33.421 materiale në laboratore që është për 13.2 për qind më pak nga java e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë në Shkup me 53%.

Sa i përket moshave, janë infektuar persona nga të gjitha grupmoshat, por më e prekura janë personat mbi 60 vjet me 24.6 për qind dhe mosha 30-39 vjet me 20.1%. Më pak ka në moshë 0-9 vjet me 3.1%.

Gjatë kësaj periudhë të shëruar janë regjistruar 11.122 persona dhe 147 persona kanë humbur jetën në 24 qytete, që është për 0.7% më pak se java e kaluar.

Deri tani janë vaksinuar 867.529 persona me një dozë të vaksinës, ndërsa me dy doza janë 845.121 persona dhe me tre doza 132.488 persona.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

d0bdd0b5 d181d0b5 d180d0b0d0b7d0bcd0b8d181d0bbd183d0b2d0b0 d0b7d0b0 d0b7d0b0d0b4d0bed0bbd0b6d0b8d182d0b5d0bbd0bdd0b0 d0b2d0b0d0bad186 62027cfce32f9
Story i mëparshëm

Не се размислува за задолжителна вакцинација, туку како таа да се поттикне, велат од Комисијата за заразни болести

transferohet zyrtarisht te dortmundi 62027d72cb1a7
Story i radhës

Transferohet zyrtarisht te Dortmundi

Të fundit nga

Opel sjell Mokka GSE Rally

Opel ka përditësuar linjën e tij GSE performance për automjetet elektrike, dhe para se modeli i parë prodhues të dalë në rrugë, kompania gjermane prezantoi një veturë rally. Bëhet fjalë për modelin
ShkoLartë