“Ishe ti që fillove me tradhtitë”- Miku i ish-politikanit të ndjerë hedh akuza të rënda ndaj Monika Lubonjës

January 24, 2022
1 minut lexim

Aktorja Monika Lubonja ka rrëfyer se martesa e saj me politikanin e ndjerë, Genci Pasko mori fund për shkak të tradhtisë së ish/zv.ministrit të ndjerë të Turizmit.

Artistja zbuloi arsyen e divorcit pas ndarjes nga jeta të ish-bashëshortit të saj vitin e kaluar, i cili nuk fitoi dot betejën me COVID-19.

Gazeta Panorama shkroi një artikull për jetën e aktores përpara se të hynte në BBV për të konkurruar për çmimin 100 mijë euro, ku ajo fliste për tradhtinë e Genci Paskos dhe rritjen e vajzës, Teas, si nënë single.

Në lajmin e postuar në Facebook-un e Gazeta Panorama, ka reaguar miku i të ndjerit Leandër P., i cili ka hedhur akuza të forta ndaj Monika Lubonjës, të cilën e quajti “femër të ulët”.

Në komentin e tij, ai shkruan se ishte pikërisht aktorja që filloi tradhtitë e njëpasnjëshme, por Genci nuk ndahej nga ajo për shkak se e donte.

Ndërsa shtoi se nëse ish-bashkëshorti e ka tradhtuar, “i ka bërë hakën se e ka merituar”.

Komenti i Leandër P.:

Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin??

Po ti qenke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove nga tradhtitë e një pas njëshme???

Nuk dua të vazhdoj sepse përsëri dua të respektoj mikun tim të ndjerë por s’ke faj ti, ai miku ynë i ndjerë duhet të na dëgjonte kur ne i thoshim “O Genc po ç’a të lidh ty apo familjen tënde fisnike me Monikën o vëlla?”……….”Ehhhhh e dua Lando” thoshte i miri i shoqërisë.

Por edhe nëse të paska tradhtuar e ne nuk e kemi ditur………të ka bërë hakën se e ke merituar!!

Image

Komenti i Leandër P

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dita vendimtare për Abazoviqin, sot do të votohet për shkarkimin e tij

Story i radhës

Sule ka vendosur të largohet nga Bayerni

Të fundit nga

ShkoLartë