Mehdi Taremi, ylli i kombëtares së Iranit që aktivizohet me Olympiacosin në Greqi, ka informuar drejtuesit e klubit se dëshiron të rikthehet në vendin e tij pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, për t’u përfshirë në strukturat drejtuese ushtarake, për t’u armatosur dhe për të mbrojtur vendin.
“Sulmuesi 33-vjeçar u ka paraqitur kërkesën zyrtarëve të klubit, duke deklaruar se dëshiron t’i bashkohet drejtimit dhe komandës ushtarake për të kontribuar në mbrojtjen e Iranit”, raporton “Haberler”.
Vendimi i tij, ndërkohë që ishte duke performuar mirë në Superligën greke me Olympiacos, ka shkaktuar reagime të shumta në komunitetin e futbollit.
Sipas raportimeve në mediat iraniane, drejtues të Federatës iraniane po bëjnë përpjekje intensive për ta bindur lojtarin të qëndrojë në Greqi dhe të vazhdojë karrierën, por thuhet se Taremi mbetet i vendosur, thuhet më tutje në raportim.
33-vjeçari mësohet t’u ketë thënë personave të afërt: “Ky është momenti kur vendi im ka më shumë nevojë për mua. Populli dhe atdheu im janë në rrezik, dhe unë duhet të jem atje,” duke theksuar vendosmërinë për t’iu bashkuar ushtrisë.
Gjatë sezoneve të fundit, Taremi ka veshur edhe fanellat e Interit dhe Portos, duke fituar njohje ndërkombëtare falë golave dhe paraqitjeve të tij.
Burimi: botasot.info


