a iu nenshtrua nderhyrjeve cfare thuhet per ndryshimin drastik te aktorit jim carrey 69a68336d795d

A iu nënshtrua ndërhyrjeve? Çfarë thuhet për ndryshimin drastik të aktorit Jim Carrey

March 3, 2026
1 minut lexim

Pas një mungese të gjatë në daljet publike, Jim Carrey, u shfaq në çmimet ‘Cesar’ në Paris më 27 shkurt, duke nxitur reagime të shumta për pamjen e tij.

Disa fansa e cilësuan ‘të paidentifikueshëm’ dhe në rrjet nisën spekulime për ndërhyrje estetike.

Kirurgu plastik Raffi Hovsepian, duke folur për RadarOnline, analizoi fotografitë e fundit dhe i krahasoi me ato të vitit 2024.

Sipas tij:

Pjesa e sipërme e fytyrës (balli dhe vetullat): duken në përputhje me plakjen normale te meshkujt, pa shenja tipike të ndërhyrjeve kirurgjikale.

Zona rreth syve: shihet vetëm një rënie e lehtë e lëkurës dhe hollim natyral, pa prova për operacion të kapakëve.

Pjesa e mesme e fytyrës (faqet): vërehet pak më shumë volum; kjo mund të vijë nga përdorim i moderuar i mbushësve me acid hialuronik ose nga ënjtje e përkohshme pas trajtimit.

Pjesa e poshtme (nofulla): vijë më e butë e nofullës, gjë shumë e zakonshme me kalimin e moshës.

Përfundimi i tij është se pamja e Carreyt shpjegohet kryesisht nga procesi natyror i plakjes, me mundësi për korrigjime të vogla estetike, jo nga ndërhyrje drastike apo të dështuara.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

elijona pas rastit me dajen ne big brother babai im ka qene krenar me mua 69a64af636e04
Lajmi i mëparshëm

Elijona pas rastit me dajën në Big Brother: Babai im ka qenë krenar me mua

ish ylli i interit ben me dije deshiren per tiu bashkuar luftes ne iran 69a689c61dda6
Lajmi i radhës

Ish-ylli i Interit bën me dije dëshirën për t’iu bashkuar luftës në Iran

Të fundit nga

ShkoLartë