ish ushtaret e uck se ne arm nuk mund te avancohen per shkak te certifikates per siguri 64dfb83f8e876

Ish-ushtarët e UÇK-së në ARM nuk mund të avancohen për shkak të certifikatës për siguri

August 18, 2023
1 minut lexim

Dy persona që dyshohet se kanë marrë para për të dërguar ushtarë të ARM-së në misione të NATO-s janë ndalur nga Prokuroria.

”Në lidhje me rastet e korrupsionit, tashmë janë proceduar dy raste të tilla. Ku janë të ndërlidhura një nënoficer prej Tetove dhe një ushtarake. Prokuroria i ky të dy rastet, ka marrë masa”, tha zvministri i mbrojtjes, Tiron Jajaga.

Ai bën thirrje të gjithë ushtarëve që të paraqesin nëse dikush kërkon që ata të paguajnë për t`u përzgjedhur.

Problem tjetër në Ministrinë e Mbrojtjes janë edhe certifikatat e sigurisë.
Mungesa e këtij dokumenti, sic percjell KlanM, do të thotë se nuk mund të avancohesh në karrierë në një ushtri që është pjesë e NATO-s.

”Na kanë shkruar shumë punonjës të Ministrisë së mbrotjes, ushtarë por edhe në pozita tjera që nuk mund të marrin certifikatë për siguri për shkak të kaluarës së tyre. Ka disa që kanë qenë edhe pjesëtarë të UÇK-së”, tha Tiron Jajaga.

A keni hasur në një problematikë të tillë për shkak se nuk po mund të avancohen?

”Po ekziston diçka e tillë. Unë e kam ngritur si çështje në nivelin më të lartë, qoftë në institucione shtetërore, por edhe në aspektin partiak prej ku unë vijë e kam trajtuar dhe e kam përmendur që nëse çështja e certifikatave nuk zgjidhet në të ardhmen e shkurtër kjo do të paraqet problem të madh në të ardhmen. Neve tani si pjesë e NATO-s, pa certifikatë mundësinë tona janë shumë të pakta” – tha Jajaga.

MARKETING

RENT A CAR

kru hidrodrini uji eshte i pijshem por prape keni kujdes 64dfb6a3e728e
Story i mëparshëm

KRU ‘Hidrodrini’: Uji është i pijshëm, por prapë keni kujdes

zelensky ukraina ka marre pajisje te reja ushtarake nga vendet aleate 64dfbb8918aa1
Story i radhës

Zelensky: Ukraina ka marrë pajisje të reja ushtarake nga vendet aleate

Të fundit nga

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë