Ish-trajneri i Rashicës merr drejtimin e Monchengladbach

1 minut lexim

Ish-trajneri i Milot Rashicës merr drejtimin e B. M’Gladbach.

Borussia Monchengladbach vendosi të ndajë rrugët me trajnerin Adi Hutter, pasi rezultatet e klubit nuk ishin në lartësinë e pritshmërive në sezonin që lamë pas.

Menjëherë pas shkarkimit të Hutter, klubi gjerman nuk ka humbur kohë dhe ka emëruar trajnerin e ri, i cili do të jetë Daniel Farke.

Ky i fundit ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Monchengladbach dhe është gati për debutimin e tij si trajner në Bundesligë.

Më herët Farke ka drejtuar në ligat e ulëta gjermane dhe eksperiencat më të rëndësishme i ka pasur te Norwich në Premier League, ku qëndroi për thuajse 4 sezone, në periudhën 2017-2021 dhe së fundi te rusët e Krasnodar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Konferenca e 18-të e COSAP, Ademi: BE duhet të zgjerojë procesin integrues

Story i radhës

(VIDEO) Analistët në TV Shenja: Qeveritarët nuk duhet të habiten nga kriza aktuale

Të fundit nga