ish trajneri i drites prezantohet te shkendija 647e1411c7f70

Ish-trajneri i Dritës prezantohet te Shkëndija

June 5, 2023
1 minut lexim

Ardian Nuhiu është trajneri i ri i Shkëndijës së Tetovës. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar se marrëveshja është arritur.

“Klubi i Futbollit Shkëndija me kënaqësi komunikon emërimin e Ardian Nuhiut si shef i stafit teknik të KF Shkëndija. Kryesia dhe tekniku 44 vjeçar kanë firmosur kontratë 2 vjeçare, me çka Nuhiu edhe zyrtarisht fillon punën si trajner i Shkëndijës“, ka njoftuar klubi nga Tetova.

Nuhiu ka shkuar te Shkëndija pas drejtimit të Dritës së Gjilanit, klub me të cilin fitoi titullin kampion dhe Super Kupën.

Ai ka folur pas firmosjes me klubin, duke u shprehur se do të ndërtohet një skuadër shumë e fortë për të qenë gati për sfidat në Evropë dhe pastaj në kampionat. 

“Ndjehem shumë mirë që jam këtu. Nëse si futbollist arrita që vitin e parë të fitojmë titull, atëherë edhe projekti të cilin e kemi shpalosur këto ditë që kemi biseduar me drejtuesit ka qenë realisht bindës. Personalisht jam gati për këtë sfidë të re. Do të ndërtohet një skuadër shumë e fortë për të qenë gati në sfidat në Evropë, pastaj të futemi në kampionat”, ka thënë Nuhiu. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bdi festoi 21 vjetorin e themelimit ahmeti numerojme te arriturat kombetare punojme per te ardhmen europiane 647e113ee0724
Story i mëparshëm

BDI festoi 21 vjetorin e themelimit/ Ahmeti: Numërojmë të arriturat kombëtare, punojmë për të ardhmen europiane

apple do te prezantoje produktin me te rendesishem qe prej apple watch 647e14c3c4a59
Story i radhës

Apple do të prezantojë produktin më të rëndësishëm që prej Apple Watch

Të fundit nga

Gjendet i vdekur artisti koreano-jugor

Këngëtari koreano-jugor, Wheesung u gjet i vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Seul. Ai ishte 43 vjeçar. Artisti u gjet në një gjendje arresti kardiak, thanë autoritetet, duke shtuar se
ShkoLartë