Apple do të prezantojë produktin më të rëndësishëm që prej Apple Watch

min lexim

Sytë e të gjithëve janë nga Apple kompani e cila pritet të zbulojë pajisjen e saj të realitetit të miksuar në konferencën vjetore të zhvilluesve Worldwide Developers Conference në Kaliforni.

Do të ishte debutimi më i bujshëm i një produkti nga Apple që prej Apple Watch në 2015-ën.

Shefi i kompanisë Tim Cook pritet të dalë në skenë ditën e sotme për të folur rreth këtij produkti të ri që Apple e konsideron e ardhmja.

Megjithatë raportohet për një çmim të kripur prej 3 mijë dollarësh duke e bërë një blerje të vështirë për shumë njerëz.

Ndërsa Apple nuk ka konfirmuar ekzistencën e saj, raportime sugjerojnë se pajisja do të ofrojë eksperienca të realitetit virtual dhe të shtuar.

Vjen me një bateri të jashtme e cila lidhet me pajisjen përmes një kablli. Nuk pritet që pajisja të dalë në shitje menjëherë pas prezantimit të saj në WWDC.

Gjithashtu gjatë këtij evenimenti pritet që Cook të flasë rreth planeve të inteligjencës artificiale të Apple. Që nga ngritja e ChatGPT, interesi në inteligjencën artificiale është shtuar.

Apple ka qëndruar në heshtje krahasuar me Microsoft dhe Google të cilët i janë bashkuar tashmë garës së re AI.

Por njoftimet për vende të lira pune për inxhinierë softueri sugjerojnë se kompania po kërkon të rrisë ekspertizën e saj. Gjatë WWDC pritet që Apple të zbulojë një laptop të ri, MacBook Air 15-inç së bashku me përditësime për iOS, iPadOS dhe macOS. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Ish-trajneri i Dritës prezantohet te Shkëndija

Story i radhës

Vetura e vjedhur në Gjermani gjendet në Mitrovicën e Veriut

Të fundit nga