Ish-të nënshtruarit ndaj Serbisë, duan ta rrëzojnë qeverinë, të gatshëm për ta rimarr pushtetin, “për të kryer punë me Serbinë”

October 28, 2022
min lexim

Shtrohet pyetja se, pse ish komandantët të konvertuar në politikanë, u disiplinuan shpejt e mirë, kur u formua Gjykata Speciale ende pa ia filluar punës dhe pa e ditë se kush do të jetë pjesë e procesit.

Fatkeqësisht, u krijua kjo gjykatë raciste, një-etnike, duke e lënë anash Serbinë dhe kriminelët e saj që ushtruan gjenocid ndaj popullit shqiptar të Dardanisë.

Sado që do të ndalem rreth së kaluarës e cila, në shumë dimensione bënë gabime fatale, politike, diplomatike, demokratike, juridike dhe ekonomike, deri të rrezikimi i tërësisë territoriale.

Ata u futën në lojëra të kurdisura nga ana e Beogradit në dakordim me udheheqjen e atëhershme shtetëtore, sepse, sa po duket Serbia i kishte përfshirë në dosjet e raporteve sekrete, duke i shantazhuar dhe krijuar përparësi në proceset gjatë “tentim zgjidhjes se problemeve ndërmjet të dy vendeve”.

Ata i krijuan vetit përparësi dhe duke imponuar tema të reja, dhe duke i minimizuar ato esenciale të cilat po na hakmerren shumë keq në proceset e bisedimeve rreth arritjes së marrëveshjes më armikun tonë shekullor, fqinjin, Serbinë.

Në zgjedhjet e fundit nacionale, sovrani e dha verdiktin e duhur.

Për të parën herë në historinë e Dardanisë në formë plebishiti, populli e zgjodhi udheheqjen e re më shumicë mbi 50%, që, në një mënyrë, ish pushtetin e largoi duke ia dhenë karakteristikat e një udheheqjeje të pa përgjegjshme, keqpërdoruese, zhvatëse të parasë publike, vjedhje të shtëpisë-shtetit, pasurim të jashtëligjshëm, keqpërdorim të pushtetit dhe, hyrje në lojërat e cenimit të tërësisë territoriale të Republikës së Dardanisë.

Ata, nuk u ndalën vetëm me kaq, por hynë edhe më thellë, duke falë territore edhe atëhere kur nuk ishte e nevojshme.

Qëllimi i tyre ishte që mos të ballafaqohen me drejtësinë për akuza të rënda të të gjitha llojeve që ndikuan në negativisht rreth proceseve të cilat zhvilloheshin dhe të cilat po zhvillohen tani, qofshin politike, ekonomike dhe shtetërore.

Serbia, me mjeshtërinë e saj, duke i mbajtur peng disa udhëheqës ndaj të cilëve kishte informata që i shantazhonin deri në atë masë sa që, iu nënshtruan Serbisë duke iu diktuar se si të sillën, ose… e cila, përmes njerëzve të saj, i futi në biznese të pista të përbashkëta, disa udhëheqës të rangut qeveritar e shtetëror të profileve të ndryshme.

Ndryshimi ndodhi, “krisi kiameti”, filloi paniku, humbi kontrolli ndaj çdo gjëje e atyre të cilët ishin të përfshirë në këto lloj aferash, deri te manifestimi i mos durimit, arrogancës, mos përfilljes së ligjeve, vendimeve, deri të kërcënimet, qofshin publike apo anonime.

Vuçiqi, ra në kurthin e Albinit. Siç thotë populli, deshi t’i kruaj vetullat, i nxori sytë.

Vuçiqi refuzoi zëvendës kryeministrin, Besnik Bislimi për të marr pjesë në një Konferencë të Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “ Kosova (Dardania) dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”.

Ai para se të hyjë Beograd u ndalua nga policia shtetërore, gjoja për hir të sigurisë.

Një deputet i opozitës, “Dr. i fizkulturës”, në një intervistë me gazetaren thotë se, Dardania(Kosova),“u poshtërua”.

Jo zotëri dhe ata në koalicion me juve, Dardaninë e keni poshtëruar ju kur ishit në pushtet duke iu nënshtruar Serbisë së kriminelit Vuçiq.

Prandaj, shteti serb dhe Vuçiqi, para SHBA-ve dhe Evropës së përçarë, zbuloi qëllimet e tij destabilizuese në harmoni me politikat e kriminelit Putin.

Dardania, përmes zbatimit të ligjit për targat, po e zbaton sovranitetin në të gjithë vendin.

Këtu në SHBA kjo praktikohet nëse në një shtet duhet të qëndrosh mbi 90 ditë(shteti i Merylandit), ndërsa disa shtete tjera e kanë edhe për një muaj ditë.

Prandaj, Ambasadori, Hovenier, u deklarua në përkrahje të kësaj ndërmarrjeje ligjore.

Populli shqiptar i Dardanisë, duke u nisur nga dështimet e ish pushtetarëve, dorëzim para Serbisë, koncesione të dëmshme deri të falje territoresh, në zgjedhjet e fundit nacionale, e bëri ndryshimin historik dhe zgjodhi ata që vendit i duheshin më shumë se kurrë.

Prandaj, ishte mburrje dhe kënaqësi për popullin e Dardanisë që, më në fund e bëri ndryshimin historik më të qëlluar duke zgjedhur njerëz të aftë, të guximshëm, të ndershëm dhe të pa luhatshëm kur është në pyetje interesi i shtetit siç janë, tri figurat kryesore, Kryeparlamentari, zoti Glauk Konjufca, Presidentja, zonja Vjosa Osmani-Sadriu dhe, Kryeministri, zoti Albin Kurti.

Suksesi i udhëheqjes me shtetin, karakterizohet me unitetin e paluhatshëm të treshes shtetërore në të gjitha fazat e posaçërisht, rreth bisedimeve me Serbinë, luftimi i krimit, korrupsionit, luftimi i keqpërdorimeve me theks të veçante të udhëheqësve, të përgjegjshëm të profileve të ndryshme shtetërore, qofshin, udhëheqës partiak, gjykatës, prokuror, ish bashkëpunëtor të ish pushtetit më të cilat qeveria po ballafaqohet në tentim të pastrimit, largimit të atyre strukturave të cilat, duke i keqpërdorur pozitat e tyre partiako- shtetërore, u pasuruan jashtëligjshëm përmes tenderëve, shitjeve të aseteve qenësore shtetërore(siç u tha në një komision parlamentar ku u reagua rreth shitjes së KEDS-it për 26 milion dollar, vlera e të cilit në atë kohë konsiderohej rreth 300 milion dollar, shitja e Feronikelit për 70 milion dollar etj.), mjete te cilat edhe kanë mund të përfundojnë në xhepat e oligarkëve.

Përderisa, Kryeministri Albin Kurti, po e zbaton kushtetutshmërinë rreth shtrirjes së sovranitetit dhe zbatimit të ligjit për të gjithë qytetarët e vendit pa marrë parasysh përkatësinë etnike, të cilës pa rezervë dhe më vendosmëri po i bashkëngjitet pa rezervë edhe Presidentja e shtetit.

Ajo fascionon me paraqitjet e saj në takimet e ndryshme ndërkombëtare, në mënyrë të qartë, të vendosur dhe pa ekuivoke.

Ndërsa, Kryeministri Kurti, definitivisht e bindi Bashkësinë Ndërkombëtare, në rend të parë, mikun tonë historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur opozita e çakorduar e akuzonin si “anti amerikan”.

Sot, kur Serbia e Vuçiqit personalisht por edhe përmes Listës serbe, dorë e zgjatur dhe e dirigjuar nga ai vet me qellim të destabilizimit të Ballkanit dhe rajonit sipas diktateve të kriminelit Putin, Amerika, i doli krah në përkrahje të zbatimit të ligjit.

Nuk është e rastësishme se, sipas hulumtimit EPIK, Dardania(Kosova), e cila, ishte e fundit në Ballkan në sundimin e ligjit në vitin 2019, ndërsa, sot, në vitin 2022 e dyta në Botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit.

Kjo flet qartë dhe mjaft se kjo qeveri dhe ky pushtet dhe kjo qeveri, nuk ka të ndalur sepse, nuk e ka mizën pas qafe.

Brezovica I, është dëshmi e fortë për vendosmëri të zbatimit të ligjit, tani, në pritje të ndonjë “Brezovice 2, e etj.

Vuçiq, për ditë e më shumë po bindet se, me Kryeministrin Kurti nuk mund t’i luaj lojërat e pista nacional shoviniste sepse, është njeri i pastër, i aftë, i guximshëm dhe i pa luhatshëm i cili, është i gatshëm të ballafaqohet më të gjitha sfidat në proceset politike, diplomatike e shtetërore.

Megjithatë, në këto momente, është më se i nevojshme konsensusi shtetëtoro-politik që të kalohen sfidat nëpër të cilat po udhëton Dardania.

Kjo pasi shteti ynë e provokuar rëndë nga Serbia e cila, po dëshiron vërtetë ta poshtërojë përmes lojërave rreth targave që për qellim e ka “t’i bind serbët se, Serbia e ka “sovranitetin e saj mbi Dardaninë”.

Serbia po i nxitë serbët e veriut që mos t’iu binden urdhrave të autoriteteve të Prishtinës, ani pse shumica e serbëve të tjerë në pjesët tjera, i kanë konvertuar.

Qëllimi i Serbisë është që t’i nxisë ata banorë deri te një konflikti ndëretnik për “t’u shprehur se, për serbet në Dardani “nuk ka siguri për ta”, duke harrua se çfarë diskriminimi po përjetojnë shqiptarët në Dardaninë Lindore.

Është brengosëse dhe shumë indikativë kjo që ndodhi në momentin e fundit, acarimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve më të fuqishme të Evropës, Francës dhe Gjermanisë që mund të ndikojë në përçarjet ndërmjet shteteve të Evropës, edhe ashtu fragjile, që, dorën në zëmër, më së shumti, i konvenon Putinit, ndërsa, është edhe inkurajim për Serbinë dhe, njëherit kërcënim për Dardaninë.

Aty ku Franca i përzien duart, në rastin tonë, është sinjal brengosës duke e pasur parasysh qëndrimin e saj që nga viti 1999 rreth kushtëzimit të pjesëmarrjes së forcave ushtarake franceze në kuadër të KFFOR-it, me stacionimin e tyre, ne veri të Mitrovicës.

Ky, edhe ishte hapi i parë drejtë ndarjes se veriut të Mitrovicës në bashkëpunim me ish udhëheqësit e UÇK-së, të cilët i premtuan popullit të tubuar duke i lutur dhe duke qarë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, të cilëve edhe pse iu premtuar, deri sot, ata ende janë refugjatë në shtetin e tyre dhe qytetin e tyre.

Qeveria në pushtet, po punon më tërë fuqinë ta shtrijë autoritetin në veri dhe ajo popullatë e larguar, një ditë të kthehet aty ku ishte.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Irani – kërcënim në rritje për Ukrainën

Story i radhës

Petrushevski: Nuk kemi nevojë për një PSP të dytë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë