Blerim Haxholli edhe sot kujtohet prej sulmuesve më mirë që ka pasur Kosova në vitet e gjeneratës së sakrificës (1991-1999) dhe disa vite pas luftës.
Haxholli tregon se si i mbet nofka Romario në Plovdiv të Bullgarisë.
Romario, ish sulmuesi i famshëm brazilian, është idhull i Haxhollit, ish futbollist shumëvjeçar i Kosovës së Prishtinës.
Në ndeshjen miqësore mes Lokomotivës së Plovdivit dhe seleksionit të Prishtinës, Haxholli bëri lojë të jashtëzakonshëm.
“Ka qenë ndeshje miqësore në Bullgari dhe hyra në pjesën e dytë.
Trajnerë i kisha dy të ndjerët Mehmet Fetahu – Meksa dhe Shaban Zeqirin.
Pas një paraqitje të bukur e me disa veprime i bëra shikuesit të brohorasin më shumë se 5 minuta Romario, Romario, Romario..
Në atëkohë Romario ishte në formë dhe luante për Barcelonën.
Mandej u ktheva në Kosovë ashtu me quajtën gjithë kohë.
Mburrem me këtë emër dhe e ka idhull”, tregon Haxholli për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Lokomotiva – Seleksioni i Prishtinës 3:2
Seleksioni i Prishtinës që u paraqit në Plovdiv: Gashi, Berisha (Haxholli), Rama (Maliqi); Osmani, Hasani, Rafuna, Fazliu, Keçi, Sahiti, Tovërlani (Jahiri) dhe Munishi.