Ish-sulmuesi i Partizanit dhe Kombëtares i bashkohet klubit italian

October 27, 2022
1 minut lexim

Edgar Çani provon të kthehet përsëri si protagonist në futbollin e luajtur. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, ka nënshkruar sot me klubin e tij të ri, duke iu bashkuar Aprilias në Serinë D në Itali.

Çani në fakt kishte tentuar edhe më pare që të kthehej në fushë, por probleme të ndryshme kishin kufizuar minutat e tij me skuadrën e Torres, me të cilën firmosi në marsin e këtij viti.

Por aventura atje u mbyll pa sukses dhe sulmuesi 33-vjeçar, i cili në sezonin 2017-2018 luajti në radhët e Partizanit, tashmë ka nisur një kapitull të ri në karrierë në atë që do të jetë klubi i tij i 16 që kur debutoi në futbollin profesionist.

Peskara, Palermo, Askoli, Padova, Piaçenca, Modena, Polonia Varshavë, Katania, Karpi, Bari, Lids, Piza, Partizani, Viboneze dhe së fundmi Torres janë etapat e mëparshme të karrierës së tij të nisur në vitin 2007.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aleanca për Shqiptarët akuza për vonesa të qëllimshme për dhënien e nënshtetësisë

Story i radhës

Elon Musk tregon se çfarë dëshiron të bëjë me Twitterin

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë