Ish-presidenti Sejdiu: Vendimi i GjND-së 13 vjet më parë ishte akti më historik që e mbështet pavarësinë tonë

July 22, 2023
1 minut lexim

Ish-presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë 13 vjet më parë ishte akti historik më i rëndësishëm që e mbështet edhe juridikisht Pavarësinë e Kosovës.

Sejdiu tha se vendimi i GjND-së, i cili ishte i mbështetur në argumente të fuqishme dhe të parrëzueshme, konfirmoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkomëbtare e as të Rezolutës 1244 dhe Kornizës Kushtetuese.

“Ky vendim i GjND-së ishte përgjigje edhe ndaj gjithë atyre lojërave dhe trysnive ndaj Kosovës me të cilat dëshironin të shembnin vullnetin e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur”.

“Nuk ishte paradoks kur për vendimin e tillë votojnë edhe gjyqtarë nga vendet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Kjo në fakt ishte mbështetje e argumenteve të parrëzueshme të cilat ishin baza themelore mbështetëse e veprimeve të saj në ditën e shenjtë të 17 shkurtit 2008”, shkroi Sejdiu.

Kujtojmë se për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, në GjND ishte ankuar Serbia, e cila pretendonte se kjo përbënte shkelje të të drejtës ndërkombëtare dhe të Rezolutës 1244.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zjarr dhe shtëllunga të zeza tymi! Flakët “pushtojnë” kodrat e Kreshpanit, në Fier

Story i radhës

Liria nuk ndalet me transferime

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë