Liria nuk ndalet me transferime

Pasi që e bëri zyrtare transferimin e Altin Sylejmanit, Liria e ka vazhduar merkaton duke sjellë edhe një tjetër përforcim në skuadër.

Bëhet fjalë për sulmuesin John Petrus, i cili i bashkohet skuadrës së Lirisë si transferimi më i ri i klubit.

Sulmuesi nga Namibia është titullar në kombëtaren e tij dhe i është bashkuar treshes namibiane te Liria, Siyabonga Dube, Prins Tjiueza dhe Aprocious Petrus.

“Sulmuesi Namibian 𝗝𝗢𝗛𝗡 𝗣𝗘𝗧𝗥𝗨𝗦, njëherësh titullar standard i kombëtares i është bashkangjitur treshes Namibiane.

Sulmues me instikt vrasësi të cilin do të dëshironin ta kishin të gjitha klubet.

Me kualitetin e teknikën e tij të lartë premton se do ta elektrizoj publikun Prizrenas dhe jo vetëm atë”, shkroi Liria në “Facebook”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ish-presidenti Sejdiu: Vendimi i GjND-së 13 vjet më parë ishte akti më historik që e mbështet pavarësinë tonë

Story i radhës

“Ja pse rrezikohet furnizimi me ujë”, ujësjellësi zbulon 10 kyçje ilegale

Të fundit nga