Ish-presidenti Obama feston ditëlindjen, ja nga kush e merr urimin më të bukur

1 minut lexim

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama feston sot ditëlindjen. Obama mbush plot 61 vjeç dhe padyshim urimet kanë qenë të shumta.

Mirëpo, më i veçanti është ai i bashkëshortes së tij, Michelle, e cila ka publikuar në rrjetet sociale një foto të Obamës të para shumë viteve.

“Gëzuar ditëlindjen i dashuri im! Jeta me ty thjesht po përmirësohet çdo vit. Ti më bën gjithmonë krenare. Të dua”, ka shkruar ajo krahas imazhit ku ish-presidenti shfaqet shumë i ri.

Ndërkohë, komentet kanë qenë të pafundme. Aq sa mes tyre ka pasur persona që kanë kërkuar që ai të bëhet sërish president.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Turqia: Edhe tri anije me drithëra do të largohen nga Ukraina

Story i radhës

Dukagjini e mposht Trepçën ’89

Të fundit nga