Ish-presidenti i Ukrainës paralajmëron një rrezik të madh, kërkon të ushtrohet presion ndaj Putinit

May 23, 2022
1 minut lexim

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka folur me Sarah-Jane Mee të Sky news këtë pasdite, përcjell “Bota sot”.

Ai bëri thirrje për presion më të madh ndaj Vladimir Putinit, për ta shtyrë atë “të ndalojë vrasjen e grave ukrainase, fëmijëve ukrainas dhe të moshuarve ukrainas”.

Poroshenko shtoi se është “shumë mirënjohës” për udhëheqjen e presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministrit Boris Johnson. “Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme tani për të pasur një politikë të koordinuar,” tha zoti Poroshenko.

Ai vazhdoi të shpjegonte se ekziston një “një rrezik tjetër i madh” i “orkestruar” nga presidenti rus, që është kriza globale e ushqimit.
“Rreth 20% e botës do të përjetojë uri për shkak të Rusisë… dhe një tjetër rezultat i luftës do të jetë një krizë e madhe refugjatësh,” tha ai.

“Me këtë situatë, është një argument tjetër se pse ne duhet të jemi kaq të vendosur për të ndaluar Rusinë dhe për të përdorur të gjitha instrumentet për të bllokuar tregtinë e jashtme ruse dhe për të arrestuar të gjitha anijet tregtare ruse,” shtoi ai.

Poroshenko bëri thirrje gjithashtu që portet e Ukrainës të zhbllokohen “urgjentisht”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ana e errët e ndikimit të mediave sociale në shoqëri

Story i radhës

Heqja e tarifave roaming ka rritur komunikimin e shqiptarëve në vendet e rajonit

Të fundit nga

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë