“Ish-ministri tentonte të prishte provat”- Bardhi: Ka një shtesë abuzive prej 5.6 milionë euro për inceneratorin e Elbasanit!

July 13, 2023
min lexim

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, është shprehur se SPAK ka kërkuar arrestimin e Ahmetajt, pasi besohej se ai mund të ndikonte në proces dhe të prishte provat.

Komentet Bardhi i bëri në emisionin “Opinion”, ku tha se kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt duhet të miratohet sa më shpejt pasi rritet rreziku që deputeti të humbasë gjurmët në arrati nëse nuk kthehet në Shqipëri.

Bardhi u shpreh se SPAK e ka dokumentuar të gjithë përfshirjen e Arben Ahmetajt dhe ka faktuar lidhjen e ish-zv/Kryeministrit me Mirel Mërtirin.

Ai shtoi gjithashtu se Ka një shtesë abuzive prej 5.6 milionë euro për inceneratorin e Elbasanit.

Bardhi tregoi edhe disa detaje nga përgjimet, ku tha se Ahmetaj ishte fratelo, ndërsa tigri ishte Mirel Mërtiri.

“Kërkova të zbatohej ajo kërkesë e ardhur nga Prokuroria, të zbvatohet pa vonesa. Një nga arsyet pse Prokuroria kërkonte arrest me burg për Ahmetajn, sipas Prokurorisë, ishte sepse z.Ahmetaj tentonte të prishte provat, të intimidonte dëshmitarë dhe ndikonte në proces. Sa më shumë kohë të kalojë aq më shumë është e mundur të humbasë gjurmët e tij. Prokuroria ka dokumentuar paligjshmërinë e procedurës të ndjekur në 3 inceneratorë.

Ka provuar me dokumente konkrete në kompjuterin e Klodian Zotos që e gjithë procedura ishte parapërgatitur para se të shpallej emergjenca mjedisore. Draft kontrata, projektvendime, veprime që do duhet të kryente kryteari i bashkisë ishte përpara se të shpallej emergjenca. Çdo letër dhe procedurë ishte realizuar nga zyra private e z.Zoto. Kjo është e faktuar në dosje nëpërmjet komunikimeve elektronike. Prandaj kanë vepruar si organizatë e strukturuar kriminale. Kompania ka propozuar për secilin nga inceneratorët një vlerë disa herë më të ulët nga ajo që miratuar.

Kostoja totale për inceneratorin e Elbasanit ka qenë 16 milionë Euro. Pasdite vlera totale është ripropozuar 22 milionë Euro. Kanë shtuar një vlerë fiktive 5.6 milionë Euro vetëm për një incenerator. Tjetër vlerë është propozuar nga kompania dhe tjetër vlerë ka dalë në përfundim të procesit. Lidhjet e Mërtirit me Ahmetajn janë tërëisht të faktuara që në 2012.

Tigri ishte Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj ishte fratelo. Ky ishte komunikimi që kishin. Mirel Mërtiri e përdorte influencën e Ahmetajt në PS që ky i fundit t’i krjonte akses në biznes. Gjuknuri përmendet në të njëjtat rrethana si z.Ahmetaj sikundër edhe në udhëtimet apo përfitimet e tjera. Në mënyrë identike janë të dy në të njëjtën pozitë”, theksoi Gazment Bardhi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këto tre shenja kanë energjinë e një “Barbie”

Story i radhës

Si ta bëni vaginën edhe më të lagur?

Të fundit nga

ShkoLartë