Ish-ministri i Jashtëm rus Andrei Kozyrev e ka quajtur luftën në Ukrainë “barbare” në një intervistë për CNN të enjten.
Kozyrev tha: “Është një akt barbar. Nuk mund ta imagjinoja kur isha ministër i Jashtëm, ishte krejtësisht jashtë diskutimit”.
“Por më vonë, fillova të kuptoj se ata po zbresin kodrës, si të thuash, dhe ndihen të pandëshkueshëm, si brenda dhe jashtë vendit. Dhe kjo e rriti oreksin për fat të keq, jo për ndërtimin e Rusisë. Tani me këtë luftë vëllavrasëse po shkatërrojnë të ardhmen e të gjithë njerëzve vëllazërorë”, shtoi ai.
Kozyrev tha gjithashtu se sanksionet nga Perëndimi kundër Rusisë “duhet të fillojnë të synojnë vendimmarrësit ose ekzekutuesit e atyre vendimmarrësve në qeveri.
Ai paralajmëroi se sanksionet që synojnë presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov janë “si të mos bësh pothuajse asgjë – sepse asgjë, mendoj, nuk është në emrat e tyre… Nuk mund t’i gjesh asetet e tyre. Është e gjitha [me] njerëz të tjerë.”
Të martën, Kozyrev shkroi në Twitter duke u bërë thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen nga postet e tyre në shenjë proteste ndaj pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë.
Kozyrev ishte ministri i parë i jashtëm i Rusisë nën Boris Jelcin pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.