Ish-ministri i Drejtësisë, Qeverisë: Çfarë keni bërë për rastin e Astrit Deharit edhe sa ishit në opozitë?

min lexim

Partia Demokratike e Kosovës e ka propozuar sot në Kuvendin e Kosovës thhemelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti.

Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Abelard Tahiri, ka bërë thirrje që kjo pikë të votohet dhe pyeti Qeverinë se çfarë kanë bërë për rastin e Astrit Deharit edhe sa kanë qenë në opozitë.

“Jam i vetmi njeri që kam marrë iniciativë me dëshirën e prindërve të të ndjerit që rasti të shkon në Institutin e Zvicrës sepse kemi qenë të interesuar që të bëjmë një veprim për zbardhjen e së të vërtetës për rastin e Astrit Deharit”.

“A e dini dikush tjetër se pas këtij propozimi a ka ndodhur diçka që katër vjet që jeni në pushtet në qeveri? A keni bërë diçka për rastin e Astrit Deharit, a e keni përmendur ndonjëherë? A keni nisur diçka edhe atëherë kur keni qenë në opozitë? Cili është angazhimi i juaj?”

“Po kërkojmë të hetohet  si u zhdukën ato mostra, pse u zhdukën? Thirrni mendjes sot është e rëndësishme të votohet dhe të shohim rrjedhien e mostrave të rastit të Astrit Deharit”, ka thënë Tahiri. 

Story i mëparshëm

Albin Kurti nesër në Shkup, mblidhen socialdemokratët e Europës

Story i radhës

ASH: Mexhiti s’ka qenë asnjëherë pjesë e strukturës së partisë, u bë ministër sepse është kolegë dhe fqinjë me Taravarin

Të fundit nga