ministrat e mbrojtjes te g7 mbeshtesin perpjekjet e ukraines per anetaresim ne nato 6713fdbda58ea

Ministrat e mbrojtjes të G7 mbështesin përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në NATO

October 19, 2024
1 minut lexim

Ministrat e Mbrojtjes të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G7, mbështesin “rrugën e pakthyeshme të Ukrainës drejt integrimeve të plota euro-atlantike, përfshirë anëtarësimin në NATO”, thuhet në një deklaratë të publikuar të shtunën.

“Ne theksojmë qëllimin tonë për të vazhduar ndihmat për Ukrainën, përfshirë ndihmën ushtarake afatshkurtër dhe afatgjatë” në konfliktin e saj me Rusinë, thanë ministrat e vendeve të G7 gjatë takimit të tyre në Napoli të Italisë.

Në grupin e shtatë demokracive më të industrializuara përfshihen Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia. Në bisedimet në Napoli morën pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, NATO-s si dhe Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës.

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, vendi i të cilit mban kryesinë e G7 për vitin 2024, Guido Crosetto, tha se një nga pikat më të forta të takimit në Napoli ishte mbështetja e fortë për Ukrainën, e cila po lufton për të mbrojtur sovranitetin e saj nga agresioni rus.

“Ne dënojmë pa rezerva agresionin e Moskës, e cila ka zgjedhur të përdor forcën kundër një shteti sovran dhe metodat e një lufte hibride si dhe një retorikë bërthamore të papërgjegjshme”, tha Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto.

Deklarata përfundimtare e lexuar nga shefi i mbrojtjes italiane, theksoi gjithashtu “mbështetjen e fortë për Ukrainën” ndërsa shprehu shqetësimin për “intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak midis Kinës dhe Rusisë”, si dhe zhvillimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Ky është rasti i parë në historinë e G7 që takimi i kushtohet çështjeve të mbrojtjes në një program të nivelit ministror./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

vajzat kerkojne qe burimi te fleje me rezin burimi refuzon 6713f02787da7
Story i mëparshëm

Vajzat kërkojnë që Burimi të flejë me Rezin, Burimi refuzon

zayn malik shtyn turneun ne shba pas vdekjes se liam payne 6713fe3a673f6
Story i radhës

​Zayn Malik shtyn turneun në SHBA pas vdekjes së Liam Payne

Të fundit nga

Sa po respektohen kushtet e lejeve të ndërtimit?

Rrëzimi i vinçit në një vendpunishte në Prishtinë disa ditë më parë, ngriti alarmin për sigurinë e ndërtimit në kryeqytet. Kësisoj, po kërkohet inspektim më i shtuar në këtë fushë. Probleme të
ShkoLartë