Ish-ministri gjerman: BE të mbajë premtimet, të hapë negociatat për Shqipërinë, t’i heqë vizat Kosovës (FOTO LAJM)

April 23, 2022
1 minut lexim

Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, ka thënë se duhet të rritet besimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo duhet bërë duke liberalizuar vizat për Kosovën dhe të hapen negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të ndihen të lëna pas dore. Rusia është gjithashtu duke destabilizuar rajonin. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet. Do të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do të jepet liberalizimi i vizave për Kosovën”.

Ai po ashtu tha se edhe Ukrainës i duhet shpresa dhe besimi nga BE-ja, duke thënë se Europa Lindore nuk është aneks, por se përket në Europë.

Roth, i cili aktualisht është kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, në vazhdimësi ka folur për interesat e Kosovës sa ishte në pozitën e ministrit, derisa çështjen e liberalizimit të vizave e ka përmendur shpesh në fjalimet e tij./Express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulmohet fizikisht një i mitur nga Tetova

Story i radhës

Gjyshja nga Tirana shkon në policia: Më gjeni nipin!

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë