Ish-mbrojtësi e Empolit prezanton Asllanin

min lexim

Kristjan Asllani mund të quhet pa diskutim futbollisti më i ri i Interit, ndonëse mungon ende zyrtarizimi i transferimit, pasi zikaltrit kanë arritur tashmë marrëveshjen si me mesfushorin kuqezi, ashtu edhe me klubin e Empolit, që disponon kartonin.

Mesfushori 20-vjeçar shqiptar do të ketë detyrën e zëvendësuesit të parë të kroatit Marcelo Brozovic, një titullar i padiskutueshëm te zikaltrit, megjithatë nuk është kaq i bindur Francesco Pratali, ish futbollisti i Empolit, që e njeh mirë Asllanin dhe shprehet i bindur se shumë shpejt do të shndërrohet në titullar në Milano.

“E ka nisur te Butese, por i këshillova të shkonte te Empoli, një shoqëri që di t’u japë vlerë të rinjve. Kur shkonte në barin e klubit për të blerë patatina, ishte gjithmonë me topin në këmbë. Dukej si Oliver Hutton i ‘Holly e Benji’. Që në moshën 6-vjeçare xhonglonte topin në mënyrë të pabesueshme. Kalonte orë të tëra duke u stërvitur dhe luajtur me shokët. Kristjan ka qenë gjithmonë shumë i fortë”, u shpreh Pratali.

Duke folur për cilësitë e Asllanit, ish mbrojtësi i Empolit zbulon se mesfushori kuqezi është përdorues shumë i mirë i të dy këmbëve dhe mund të bëjë më shumë sesa rolin e mesfushorit para mbrojtjes.

“Di të përdorë mirë të dy këmbët dhe ekzekuton në mënyrë perfekte goditjet e këndit,. Ai gjithashtu të impresionin për personalitetin që ka, pasi luan në ‘San Siro’, si të ishte në sheshin e lagjes. E njeh mirë lojën me topa të gjatë e të shkurtër, ndaj mund të bëjë disa role në mesfushë, pasi ka teknikë, por edhe vrapon pa fund. Mund t’u them se është tifozi i Interit që në moshë të vogël, ndërsa babanë e ka fans të Milanit, por jam i sigurt që edhe ai do të ndryshojë tani”, tha ish-mbrojtësi i Milanit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Rusia e ka humbur luftën në Ukrainë”/ Zhduket një tjetër ish-marins amerikan në luftë kundër rusëve

Story i radhës

На полноќ почнува второто коло од „ИГРАЈ, СОБИРАЈ И ОСВОИ“ со шанса за нови 30 вредни награди!

Të fundit nga