Ish-kreu i ushtrisë britanike: Lufta në Ukrainë është makthi i Putinit

min lexim

Ish-kreu i ushtrisë britanike, gjenerali Richard Dannatt, ka deklaruar se lufta në Ukrainë nuk ka rezultuar ashtu si e kishte planifikuar presidenti rus Vladimir Putin, raporton Sky News.

“Mendoj se lufta i ka dalë krejt ndryshe nga ajo çfarë e kishte menduar Putini. Sigurisht se është skenari i tij më i keq – skenari i makthit”, shtoi Dannatt.

“Nëse kthemi pas gjashtë muaj – pra më 24 shkurt… Ajo çfarë duhet të kihet parasysh është që mediat ndërkombëtare kanë pritur goditje të shpejtë nga Ukraina në drejtim të Kievit, me qëllim që të rrëzohej nga pushteti presidenti ukrainas dhe që të vihej nën kontroll e tërë Ukraina nga Moska. Natyrisht se një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha ndër tjera gjenerali britanik.

Ai ka vlerësuar se rusët kanë qenë të “suksesshëm” me ardhjen në Krime, dhe kanë krijuar një korridor nga Krimea në drejtim të Mariupolit.

“Por fokusi kryesor mbetet tentimi që të merret nën kontroll Donetskut dhe Lugansku. Këto plane për pak ishin të suksesshme, por tani ka ndryshuar gjithçka. Perëndimi i tha sisteme të avancuara artilerike me rreze të gjatë veprimi. Ukrainasit po arrijnë të realizojnë kundërsulme në qytetit Kherson. Natyrisht, kjo nuk do të ndodhë shpesh – por mjafton që të ndodhë kohë pas kohe, sigurisht edhe gjatë vjeshtës”, tha për fund Dannatt. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Luiza Gega pritet me ceremoni në Rinas: Më krenare se kurrë për ngjyrat e flamurit

Story i radhës

Nuk do të ketë takim direkt Putin-Zelensky e as negociata, thotë diplomati rus

Të fundit nga