prishtine

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite total, lot dhe trishtim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

September 16, 2026
1 minut lexim

Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të ndjekur drejtpërdrejt shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pas shpalljes së dënimeve, në shesh janë parë qytetarë të përlotur dhe të trishtuar, ndërsa tek të pranishmit është krijuar një atmosferë e rënduar.

Trupi gjykues shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke i dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.

Vendimi u ndoq në ekranin e vendosur në sheshin “Skënderbeu”, ku pas shpalljes së dënimeve u vu re një atmosferë e rënduar dhe emocionale mes qytetarëve të pranishëm.

 

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

leje ndertimi ne kundershtim me ligjin kallezim penal ndaj ramiz merkos dhe dy zyrtareve te struges 6aaa6baf75a61
Lajmi i mëparshëm

“Leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin” – kallëzim penal ndaj Ramiz Merkos dhe dy zyrtarëve të Strugës

glauk konjufca
Lajmi i radhës

Vendimi për liderët e UÇK-së, reagon Glauk Konjufca: Gjykim i trishtueshëm i padrejtë

Të fundit nga

ShkoLartë