Ish i burgosuri politik: Kur u lirova nga burgu s’më fliste askush, as nëna ime

min lexim

Ish i burgosuri politik, Nimon Krasniqi, i cili ishte burgosur për një vit nga ish-regjimi jugosllav, ka rrëfyer për pjesën pasi u lirua nga burgu.

Ai tregoi se si edhe familja e ngushtë e akuzonte dhe nuk i flisnin. Sipas tij kjo kishte ndodhur për shkak të ndikimit të UDB-së.

Ai u shpreh se jeta pas burgut ishte më e rëndë se sa torturat që i kishte përjetuar.

“Pasi e mbajtëm dënimin, na pritën si është më keq. Familja kishte frikë, mosguxim, duke u friku se si të hy në shtëpi do fillojnë torturat aty. Ka qenë shumë e rëndë kur më ka thënë të koftë gjini haram biri im. I kish marrë avokati Ibishi gjithçka. Ishim 8 fëmijë. Ajo me 8 fëmijë pa bukë në sofër. Ka qenë e rëndë për mua, me mbijetu brenda familjes njëherë, brenda rrethit, asnjëherë nuk dishe… Dëmi ka qenë izolimi, ne i takojmë besimit mysliman, sot e urrej edhe Bajramin, se s’kishim për ditë Bajrami me therr Kurban”, tha ai.

“Nëna nuk ka pasur shumë shkollim me kuptu birin e vet që e sakrifikon veten për me ia sjellë së pari nënës së vet lirinë. Nënë më lënte fajtor, dëgjonte prej të tjerve se jam arrogant, se s’jam i mirë as për nënën time, as për fëmijët. UDBA gjithkun ka hy, lufta pas burgut ka qenë shumë më e rrezikshme se burgu e tortura. Ishe prap i burgosur prej njerëzve të tu”, u shpreh ai.

Ai tha se as në rrugë s’i fliste askush, sipas tij akuzohej se “po e prishte vëllazërim bashkimin”.

Story i mëparshëm

​Parisi dëshiron t’i mbajë unazat olimpike në Kullën Eifel

Story i radhës

Rruga e florinjtë e Ballukut/ Meta mbështet protestën e banorëve: Thumanë-Kashar po zhvat dhe falimenton bizneset

Të fundit nga