Ish-futbollisti i Inter dhe Romës “var këpucët në gozhdë”

min lexim

Ish-futbollisti i Inter dhe së fundmi Romës në kampionatin italian, Davide Santon ka vendosur të “var këpucët në gozhdë” në moshën 31-vjeçare. Në fakt, mbrojtësi është detyruar ta marrë këtë vendim duke qenë i ndikuar nga dëmtimet e së kaluarës që i rrezikonin edhe të vendoste protezë në këmbë. Santon theksoi se tani ai ecën me këmbët e tij, por vetëm kaq nuk mjafton për të qenë një futbollist profesionist.

“Jam i detyruar të tërhiqem, jo sepse nuk kisha oferta, por sepse trupi im nuk ia del më.

Nuk doja, por jam i detyruar. Kam bërë kontrolle, por nuk mund të bëjmë më asgjë, më mbetej vetëm të rrezikoja dhe të vendosja protezat në rast të një tjetër dëmtimi. Unë ende eci me këmbët e mia, por kaq nuk mjafton për të qenë futbollist.

Gjurim tim të djathtë e kam operuar tre herë dhe në Serie A duhet të shtysh shumë në fushë, por sa herë që luaja një ndeshje dhe e sforcoja atëherë humbisja pesë ndeshje.

Unë nuk mund të vazhdoj të luaj me frikë, nuk kam luajtur kurrë i qetë.

Unë nisa të luaja futboll sepse argëtohesha në fushë, por vitet e fundit gjithçka ishte një vuajtje e madhe dhe nuk është kjo ajo çfarë dua të bëj. Nuk e prisja kështu fundin e karrierës, por më duhet ta pranoj. Kam menduar shumë dhe tashmë do t’i dedikohem familjes, fëmijëve dhe më pas do të shoh nëse do të mbetem pjesë e botës së futbollit, apo do të provoj një ambient të ri”, përfundon Santon.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sony PlayStation 5 merr përditësimin e shumëpritur

Story i radhës

Aktorja rrëfen abuzimin emocional dhe psikologjik që ka përjetuar nga partneri

Të fundit nga