Ish – futbollisti i Bashkimit, rrëfen për tërmetin e mbrëmshëm në Bosnjë dhe gjendjen pas tij

April 23, 2022
1 minut lexim

Mbrëmë (e premte) një tërmet i fortë goditi territorin e BeH. Tërmeti ka qenë me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter.

Pasojat më të mëdha i kanë ndjerë Mostari dhe Stolaci. Në këtë të fundit ka lënë të vdekur një vajzë. Tërmeti është ndjerë edhe në Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Ish – futbollisti i Bashkimit të Kumanovës dhe Renovës, Nermin Fatiç, u shpreh se tashmë gjendja është stabilizuar dhe janë shëndoshë e mirë.

“Sot situata është normaizuar. Mirë është, gjithçka në rregull. Nuk ka pasur tërmete të reja. Në Stoce ka ndërruar jetë një vajzë, ndërsa prindërit e saj janë lënduar. Ngushëllime familjes. Në Mostar dhe Stoce ka pasur dëme materiale, kurse në Sarajevë dëmet janë minimale, nuk ka pasur diçka serioze”, deklaroi Nermin Fatip  për “Open-TV,” duke na falënderuar për interesimin.

Ai më pas rrëfeu për tërmetin e fuqishëm që ndodhi mbrëmë:

“Mbrëmë ka pasur dridhje të fuqishme në BeH, mirëpo në vendin ku jetoj unë në Sarajavë mendoj se nuk ka qenë shumë.

Pjesa e Hercegovinës ka qenë e goditur më shumë. Tërmeti i parë ka zgjatur sigurisht një gjysmë minuti, ndërsa më pas pati disa tërmete por me intenzitet të dobët”, theksoi ai.

Në fund nuk e la pa pyetur për qytetin e Kumanovës dhe KF Bashkimi.

Nermin Fatiç aktualisht i stërvit fëmijët në FK Unis.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LSDM: Politikanët që mbrojnë krimin nuk mund të fitojnë besimin e qytetarëve

Story i radhës

Këto janë 5 shenjat e horoskopit më të vështira për t’u kuptuar/ Janë tepër misterioze

Të fundit nga

ShkoLartë