Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj thotë se institucionet vepruan në kundërshtim me ligjin në rastin e shembjes së “Prestige Resort”.
Sipas tij, autoritetet fillimisht duhet të japin të drejtën e ankesës bizneseve, më pas i lind e drejta e procesit gjyqësor.
Në një intervistë për Neës24, Malaj tha se shembja e “Prestige Resort” me tritol nuk kishte ndonjë emergjencë. Ai thotë se në parim janë të gjithë të barabartë përpara ligjit, por kjo nuk shihet në praktikë.
Malaj: Edhe nga pikëpamja njerëzore, mënyra si u veprua ishte në kundërshtim me ligjin. Ne thamë që duhen tre pushtet, dhe në çdo rast, i lind një kontradiktë administrative, institucioni ka detyrim ligjor ka njoftojë dhe t’i japë të drejtën e ankesës dhe pas përfundimit, i lind e drejta e procesit gjyqësor.
Në momentin që biznesit i lind një konflikt gjyqësor, gjëja e parë që duhej të ndodhte është respektimi i institucioneve ligjore. Kjo është një situatë e trishtueshme që ushqen ndjenjën e mosbesimit dhe krijohen influenca negative. Në fund të fund prona e një privati është dhe kombëtare.
Nuk kishte asnjë emergjencë që të shembej. Edhe në fundjavë… kjo nuk është mënyra sesi duhet të zgjidhim konfliktet që lindin me biznesin dhe biznesi duhet respektuar për investimin që ka bërë. Nëse lindin probleme ka rrugë administrative ose gjyqësore për t’i zgjidhur. Në asnjë rast, është kritike kur qeveris vendin, që të ulësh çdo pasiguri dhe frikë që krijohet.
Nuk ka nevojë për emergjencë dhe sasi tritoli për të hedhur në erë një ndërtim që kishte marrë një status specifik në turizëm. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, por në praktikë nuk e shohim të ndodhë.