Ish banorja e BBVA pranon publikisht se ka bërë ndërhyrje estetike

1 minut lexim

Aktorja Eva Alikaj ishte e ftuar ditën e djeshme në “Rudina”, në Tv Klan, për të prezantuar projektin e saj të ri, një Master Class në Tiranë, me rolin e Maria Callas.

Para se të rrëfente më shumë për këtë sfidë të saj të re, sapo hyri në studion e “Rudina”, Eva u duk shumë e freskët dhe për këtë, autorja e programit i kërkoi të zbulonte cili është sekreti i bukurisë:

“Gjenet, por kam bërë edhe ndërhyrje estetike…”, – tha ajo.

“Ja, meqenëse do ta dish, kam bërë diçka.

Vetëm pak rrudhat janë tërhequr dhe pak këtu te qafa.

Kjo është bërë. Unë nuk dua të ndryshohem, sepse dua të jem vetvetja, por moshën e kam për t’i bërë këto gjëra, edhe si artiste dhe kaq…”– shtoi më pas aktorja.

Kujtojmë se Eva mori pjesë në ‘Big Brother VIP Albania’, por kjo eksperiencë nuk i la shije të mirë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para sfidës me Rumaninë

Story i radhës

Kryediplomatja e Finlandës arrin në Kosovë, pritet në aeroport nga ministrja Gëvalla

Të fundit nga