Struga Trim Lum është e përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme (14.00) kundër Makedonja GP, në kuadër të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Struganët synojnë fitore dhe të luftojnë për katër pozitat e para.
Futbollisti i Strugës, Besir Iseni, flet në prag të ndeshjes me Makedonija GP.
“Na pret një ndeshje shumë sfiduese dhe e vështirë, pasi e dimë kualitetin që posedon ekipi i Makedonija GP. Ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje.
Pas fitores në xhiron e kaluar kundër Borecit atmosfera në skuadër është mjaft pozitive dhe të gjithë jemi gati që sërish të japim maksimumin dhe besoj të dalim me 3 pikë të reja edhe nga kjo ndeshje”, ka thënë Iseni për faqen zyrtare të klubit.
Struga është në vend të shtatë me 30 pikë, 6 me pak se Makedonija GP që zë pozitën e 4-të.